RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ush’tarët iz’raelitë kanë “hapur zja’rr në mënyrë të rastësishme” ndaj civilëve në Ga’za

ush’taret-iz’raelite-kane-“hapur-zja’rr-ne-menyre-te-rastesishme”-ndaj-civileve-ne-ga’za

Ushtarët që kanë marrë pjesë në sulmet e Izraelit në Gaza, ku ka shkaktuar shkatërrime të mëdha që nga 7 tetori, kanë shpjeguar se ushtria ka hapur zjarr ndaj civilëve në mënyrë të rastësishme, ka shkatërruar shtëpi duke u vënë zjarrin dhe se rrugët janë plot me kufoma, transmeton Anadolu.

Në lajmin që faqja e internetit “+972” me qendër në Tel Aviv ka bërë në bashkëpunim me Local Call dhe të cilin e bazon në 6 ushtarë izraelitë të cilët kanë marrë pjesë në sulmet në Gaza, diskutohet për masakrat e ushtrisë izraelite ndaj civilëve në Gaza.

Sipas lajmit, 6 ushtarë izraelitë të cilët kanë përfunduar detyrën aktive në Gaza, thanë se ushtria i ka ekzekutuar në mënyrë rutinë civilët palestinezët që kanë hyrë në zonat të cilët ata i përcaktojnë si “zona të ndaluara”.

Trupat e civilëve të vrarë janë lënë të kalben dhe të hahen nga kafshët endacake, shpjeguan ushtarët duke vënë në dukje se ushtria i fshehu këto trupa përpara se të vinin autokolonat e ndihmës ndërkombëtare. Dy nga ushtarët theksuan se ata “kanë qenë dëshmitarë të politikës për vendosjen e zjarrit në mënyrë sistematike ndaj shtëpive të palestinezëve pas pushtimit të tyre”.

Burime të ndryshme thonë se “ushtarët e lehtësojnë stresin duke qëlluar pa kufizime”. Një ushtar që ka marrë pjesë në sulmet në Gaza tha se “Nëse sikur edhe një ndjenjë kërcënimi të ketë, nuk ka nevojë për shpjegim, vetëm qëlloni”.

Një ushtar lidhur me mënyrën se si u shënjestruan civilët palestinezë tha: “Kushdo që shikonte nga dritarja, shihej si i dyshuar dhe është hapur zjarr”.

Një tjetër ushtar tha se ushtria izraelite “hapi zjarr intensiv në vende në dukje të braktisura pa asnjë arsye”. Ai shtoi se urdhra të tillë vinin drejtpërdrejt nga komandantët në terren dhe ndonjëherë ato ndodhnin edhe nëse nuk kishte urdhër nga lart.

Një tjetër ushtar lidhur me metodën e përdorur në sulmet në Gaza tha: “Në fillim qëllo, më pas bëni pyetje. Ky ishte konsensusi. Nëse shkatërrojmë një shtëpi pa arsye ose nëse qëllojmë dikë kur nuk kemi nevojë, askush nuk derdh lot”.

Related posts

MPB pas sulmeve ndaj policëve: Kriminelët e orkestruar nga Beogradi do të identifikohen

admin

Presidenti Erdoğan bisedon me krerët e Sudanit, fton palët t’u japin fund përleshjeve

rezart morina

Fitues i çmimit Nobel! Ndahet nga jeta fizikani ‘pionier’ që i dha emrin grimcës së bosonit Higgs

admin