RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti Erdoğan bisedon me krerët e Sudanit, fton palët t’u japin fund përleshjeve

presidenti-erdogan-bisedon-me-kreret-e-sudanit,-fton-palet-t’u-japin-fund-perleshjeve

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një bisedë telefonike me zyrtarët e Këshillit të Sovranitetit të Sudanit, tha se duhet të tregohet vëmendje dhe kujdes në mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së pronës së shtetasve dhe institucioneve turke, transmeton Anadolu.

Sipas një deklarate të bërë nga kryesia e komunikimeve e presidencës, thuhet se presidenti Erdoğan zhvilloi biseda të ndara telefonike me kreun e Këshillit të Sovranitetit të Sudanit, Abdel Fattah al-Burhan, dhe zëvendëskreun dhe komandantin e Forcave paramilitare të Mbështetjes së Shpejtë, Mohamed Hamdan Dagalo.

Në biseda, ku u trajtuan zhvillimet në Sudan, presidenti Erdoğan ka thënë se ngjarjet e përjetuara në Sudan i ndjekin me shqetësim me ndjenjën e vëllazërisë.

Turqia që nga fillimi ka mbështetur me sinqeritet procesin e tranzicionit në Sudan, tha Erdoğan, duke u shprehur se ngjarjet e ditëve të fundit dëmtojnë luftën e vazhduar që nga viti 2018 dhe rrezikojnë arritjet e periudhës së tranzicionit.

Presidenti turk i ftoi palët t’u japin fund konflikteve, gjakderdhjes vëllazërore dhe të rikthehen në dialog, si dhe të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të siguruar unitetin e shoqërisë në Sudan, të mos mbyllin derën e kontaktit dhe që problemet t’i zgjidhin me mendje të shëndoshë.

Duke theksuar se Turqia edhe në këtë proces do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë shtetit dhe popullit sudanez, Erdoğan deklaroi se janë të gatshëm të sigurojnë çdo mbështetje të mundur, përfshirë edhe përpjekjet e mundshme për ndërmjetësim.

Duke vënë theksin se duhet të tregohet vëmendje dhe kujdes në mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së pronës së shtetasve dhe institucioneve turke në Sudan, Erdoğan tha se duhet të merren masat e përshtatshme për të siguruar evakuimin e shtetasve turq në Turqi dhe për të garantuar përdorimin e sigurt të aeroportit të Khartumit për hapjen e një korridori të ndihmës humanitare emergjente.

Related posts

Policia njofton për kontrollet në Banjskë, jep detaje për konfiskimin e armëve

rezart morina

Spanjë, thatësira “mbyt” 80 për qind të tokës bujqësore të vendit

admin

Berlusconi: Qeveria e re italiane do të jetë liberale, e krishterë, me orientim europian

admin