RTV AHIRETI
Lajme

Nga frika e arrestimit, Netanyahu anashkalon Evropën në rrugën e tij për në SHBA

nga-frika-e-arrestimit,-netanyahu-anashkalon-evropen-ne-rrugen-e-tij-per-ne-shba

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po shqyrton mundësinë e shmangies së një ndalese në Evropë gjatë rrugës për në SHBA për shkak të frikës se Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) është gati të lëshojë një urdhër arresti kundër tij për krimet e ushtrisë izraelite në Gaza, transmeton Anadolu.

Është planifikuar që Netanyahu të udhëtojë në SHBA dhe të mbajë një fjalim para Kongresit Amerikan më 24 korrik. Ai pritet të takohet me presidentin amerikan Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë.

Më 20 maj, prokurori i GJNP-së, Karim Khan, kërkoi urdhra arresti për Netanyahun dhe ministrin izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Rripin e Gazës. Khan kërkoi urdhra arresti për tre nga udhëheqësit më të lartë të grupit Hamas, përfshirë kreun Ismail Haniyeh.

Sipas transmetuesit izraelit KAN, Zyra e Netanyahut shqyrtoi opsionin për të pasur një ndalesë në Çeki ose Hungari, pasi këto dy vende konsiderohen si miq të Izraelit dhe i quajti kërkesat e GJNP-së “të papranueshme”. Megjithatë, KAN vuri në dukje se Zyra e Netanyahut në fund vendosi të shkonte për një fluturim direkt në Washington me një numër të kufizuar pasagjerësh në bord.

Teksa SHBA-ja nuk është anëtare e GJNP-së, pranimi i Netanyahut pavarësisht një urdhër arresti ndërkombëtar mund ta ekspozojë atë ndaj kritikave. Izraeli gjithashtu nuk është anëtar i gjykatës ndërsa Palestina u pranua si anëtare në vitin 2015.

The post Nga frika e arrestimit, Netanyahu anashkalon Evropën në rrugën e tij për në SHBA first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Një milion gra dhe vajza të zhvendosura në Gaza thonë nga UN Women

admin

Digjet një zyre brenda IML-së

admin

251 dorëheqje nga FSK, Ministria thotë se është trend botëror

admin