RTV AHIRETI
Lajme

Dhjetëra të vrarë nga një sulm i Izraelit në Gazë

dhjetera-te-vrare-nga-nje-sulm-i-izraelit-ne-gaze

Zyrtarët palestinezë thanë se një sulm ajror i Izraelit në jug të Gazës vrau së paku 29 njerëz.

Sulmi goditi mbi çadrat e familjeve të zhvendosura jashtë një shkolle në qytetin Abasan.

Shumica e viktimave ishin gra dhe fëmijë, thanë zyrtarët mjekësorë palestinezë.

Ushtria izraelite tha se po i analizon raportet për dëmtimin e civilëve.

Sipas autoriteteve atje, mbi 38.000 njerëz janë vrarë prej se ka nisur lufta.

Në të gjithë Gazën të martën, sipas mjekëve, u vranë më shumë se 40 palestinezë në sulmet ajrore izraelite.

Shpresat e banorëve të Gazës për armëpushim janë ringjallur pasi Hamasi, javën e kaluar, ka pranuar një pjesë kyçe të një propozimi të SHBA-së për ndaljen e luftimeve.

Ndërmjetësuesit e Katarit dhe të Egjiptit, të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, janë duke i vazhduar bisedimet këtë javë në Doha./REL

The post Dhjetëra të vrarë nga një sulm i Izraelit në Gazë first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Termocentrali i vetëm i Gazës ndërpret funksionimin për shkak të mungesës së karburantit

admin

“Do të trimëronte Serbinë”/ Kurti për “Associated Press”: Një triumf i Rusisë në Ukrainë do të kërcënonte paqen në Ballkan

admin

Zhvillimet në veri të Kosovës, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të miratojë deklaratë për uljen e tensioneve

smngrx01