Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka marrë pjesë në samitin e liderëve të NATO-s në SHBA, transmeton Anadolu.
Sekretari i përgjithshëm, Jens Stoltenberg dhe presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka përshëndetu Erdoğan r kryetarët e shteteve dhe qeverive, përfshirë presidentin Erdoğan, teksa mbërritën në vendin e samitin tre-ditor, i cili do të përfundojë nesër.
Erdoğan dhe liderët e tjera të NATO-s pozuan për një foto familjare para se Stoltenberg dhe Biden u adresuan me një fjalë përshëndetëse.
Presidenti turk pritet të zhvillojë takime në margjinat e samitit me disa nga homologët e tij në samit.
Sot më vonë, presidenti Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden, do të organizojnë një darkë për liderët dhe bashkëshortët e tyre.
Samiti, që ka për qëllim të adresojë sfidat me të cilat përballet aleanca dhe të forcojë më tej frenimin dhe mbrojtjen e NATO-s, përfshin gjithashtu presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy dhe krerët e partnerëve të NATO-s në rajonin e Azisë-Paqësorit.
Dje, Stoltenberg shënoi 75-vjetorin e NATO-s me të 32 liderët e vendeve anëtare të aleancës.
Në një fjalim në auditoriumin Mellon, ku Traktati i Atlantikut të Veriut u nënshkrua në vitin 1949 nga 12 vende, Stoltenberg theksoi se NATO-ja është “jo vetëm aleanca më e suksesshme dhe më e fortë, por edhe aleanca më jetëgjatë në histori”.
Në fund të ngjarjes, presidenti amerikan i dhuroi shefit të NATO-s Medaljen Presidenciale të Lirisë, nderimi më i lartë civil i SHBA-së, në njohje të dekadës së shërbimit të tij në krye të aleancës.