RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kremlini: Infrastruktura ushtarake e NATO-s përparon vazhdimisht drejt kufijve tanë

kremlini:-infrastruktura-ushtarake-e-nato-s-perparon-vazhdimisht-drejt-kufijve-tane

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se NATO është palë në konfliktin në Ukrainë, transmeton Anadolu.

Peksov dha deklarata për gazetarët në Moskë lidhur me samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të NATO-s e cila mbahet në Washington të SHBA-së.

“NATO synon mposhtje strategjike për Rusinë. Do t’i analizojmë në mënyrë të kujdesshme vendimet e marra dhe çështjet e trajtuara në samit”, tha Peskov.

Duke mbrojtur idenë e tij se NATO-ja është një aleancë e “themeluar për të vazhduar konfliktet në kohë konfliktesh”, Peskov theksoi se “Aleanca po përmbush funksionin e saj. Po rrit tensionet në kontinentin e Evropës”.

Pasi bëri të ditur se po ndjekin vendimet e marra në samit për formimin e qendrave logjistike në Detin e Zi dhe të qendrave të ndryshme në Evropë, Peskov tha: “Shohim se infrastruktura ushtarake e NATO-s përparon vazhdimisht dhe gradualisht drejt kufijve tanë”.

“Ndodhemi përballë një aleance shumë të fuqishme shtetesh që ndjekin politikë armiqësore kundër Rusisë dhe të cilët nuk e fshehin këtë. Duhet theksuar se NATO-ja është e përfshirë në mënyrë aktive dhe të plotë në konfliktin në Ukrainë”, tha ai.

Peskov potencon se Evropa dhe SHBA-ja nuk janë pro paqes.

Related posts

Kanosi policët pasi u kap duke kontrabanduar cigare

rezart morina

Ilir Meta reagon një ditë pas protestës në Bulevard: Shqipëria u përket të rinjve!

admin

Si mund t’i merrni fondet e Qeverisë për ngrohje efiçiente?

admin