RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan dhe Macron diskutojnë sulmet izraelite në Gaza

erdogan-dhe-macron-diskutojne-sulmet-izraelite-ne-gaza

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij francez, Emmanuel Macron, kanë diskutuar për sulmet izraelite ndaj Palestinës, transmeton Anadolu.

Në margjinat e një samiti të NATO-s në Washington, siç njofton Drejtoria e Komunikimit e Turqisë, Erdoğan dhe Macron trajtuan gjithashtu marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale, duke përfshirë luftën në Ukrainë.

Erdoğan tha se inkurajimi i Izraelit nga vendet perëndimore për armëpushimin në Gaza, ku ka vrarë të paktën 38 mijë palestinezë që nga tetori i kaluar, do të kontribuojë në paqen rajonale dhe globale. Ai kërkoi nga Macron se do të ishte e dobishme për Francën që të ndërmarrë “hapa konkrete” në këtë drejtim.

Duke shprehur rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve midis Turqisë dhe Francës në çdo fushë, Erdoğan tha se rivitalizimi i procesit të anëtarësimit të Turqisë në BE është i nevojshëm dhe Ankaraja pret të mbështetet në këtë mënyrë.

Related posts

Kryqi i Kuq: Situata në Gaza “përtej katastrofës”, rindërtimi kërkon “përpjekje të mëdha”

admin

Temperatura e oqeaneve të botës në prill, më e larta në histori!

rezart morina

Tri anije të tjera me drithë pritet të nisen nga portet e Ukrainës

admin