RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Temperatura edhe më të larta sot

temperatura-edhe-me-te-larta-sot

Deri në 37 gradë Celsius parashihet të mbërrijnë temperaturat të premten.

E, ato minimalet do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, njoftoi Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

IHK ka bërë thirrje që të shmanget dalja në diell gjatë këtyre ditëve kur parashihet që i nxehti të vazhdojë.

“Kujdes nga rrezet direkte të diellit, sidomos nga intervali kohorë 10-17h, sepse indeksi UV ka shënuar vlera të larta. Përdorni sa më shum ujë të freskët, jo lëngje të gazuara, kapelë, syze për tu mbrojtur nga dielli, rroba me ngjyra të lehta nga pambuku ose liri. Të mos konsumojmë ushqime të ferguara, me shum yndyrë dhe ushqime të shpejta, por sa më shum ujë të thjeshtë , pemë dhe perime”, thuhet në njoftim.

Related posts

Franca në raundin e dytë të zgjedhjeve, e djathta ekstreme që synon pushtetin

admin

Greqi, mjekët që kanë hyrë në grevë, protestojë para Ministrisë së Shëndetësisë

admin

“Patriot i rrejshëm, terrorist”, shfaqen postera kundër Radoiçiqit në veri

Muhamet Ramadani