RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Greqi, mjekët që kanë hyrë në grevë, protestojë para Ministrisë së Shëndetësisë

greqi,-mjeket-qe-kane-hyre-ne-greve,-protestoje-para-ministrise-se-shendetesise

Mjekët në Greqi mbajtën protestë përpara Ministrisë së Shëndetësisë në Athinë, në kuadër të grevës që nisën dje, raporton Anadolu.

Të organizuar nga Federata Greke e Shoqatave të Mjekëve të Spitaleve (OENGE), mjekët përsëritën kërkesat e tyre për punësim të përhershëm të stafit, rritje të pagave dhe forcim të sistemit publik të kujdesit shëndetësor.

Mjekët u mblodhën përpara ndërtesës së Ministrisë që nga mëngjesi, duke mbajtur pankarta me mbishkrimet si “Kujdesi shëndetësor nuk është biznes, është e drejtë publike” dhe “Ne duam siguri në punë dhe paga të mira”.

Përfaqësuesit e OENGE-s kërkuan që qeveria të zbatojë rritje prej 20 për qind të pagave në të gjitha nivelet, dyfishim të pagesave të turneve dhe të japë përjashtime nga taksat për punonjësit e kujdesit shëndetësor.

Protestën e mbështeti edhe Federata Greke e Mjekëve të Laboratorit (PERGI).

Me thirrje e OENGE-s, mjekët që punojnë në spitalet publike në të gjithë vendin vendosën të hyjnë në grevë 48-orëshe dje, duke kërkuar kushte më të mira të kujdesit shëndetësor, rritje të stafit dhe paga më të larta.

Related posts

Diplomati amerikan Reeker: Kosova ka nevojë për një Qeveri që bashkëpunon me SHBA-në

Muhamet Ramadani

Vaksinat e poliomielitit mbërrijnë në Bregun Perëndimor, pritet të dorëzohen në Gaza

admin

Papa Françesku përditëson rregullat e Kishës Katolike për trajtimin e abuzimit seksual, përfshirë liderët laikë

Muhamet Ramadani