RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti pret në takim ambasadorin e Turqisë, flasin për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

kurti-pret-ne-takim-ambasadorin-e-turqise,-flasin-per-bashkepunimin-ne-fushen-e-mbrojtjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.

Sipas një komunikate për media temë diskutimi kanë qenë raportet bilateralë ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, marrëdhëniet ekonomike e tema të tjera.

“Diskutuan rreth raporteve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, marrëdhënieve ekonomike, bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe rreth zhvillimeve të fundit në vend”, thuhet në njoftim.

Ky takim u zhvillua si vazhdimësi e vizitës së kryeministrit Kurti në Republikën e Turqisë ditë më parë.

Related posts

Partitë opozitare dominuan, qeveria gjermane: Nuk ka zgjedhje të parakohshme

admin

“Merr atë që mundesh” – nxitimi global për pasaportë të dytë

Muhamet Ramadani

Tërmet me magnitudë 5,7 ballë godet Iranin

admin