RTV AHIRETI
Lajme

Situata e krijuar nga zjarret, informacioni i detajuar i Ministrisë së Mbrojtjes

situata-e-krijuar-nga-zjarret,-informacioni-i-detajuar-i-ministrise-se-mbrojtjes

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një tjetër raportim në lidhje me situatën e krijuar si pasojë e zjarreve në Shqipëri.

Sipas ministrisë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 14 vatra zjarri, 11 prej të cilave janë vënë në kontroll, teksa 3 të tjera janë ende aktive.

Situata vijon të jetë e rënduar në bashkinë Delvinë, ku është aktive vatra e zjarrit sipër Manastirit dhe fshatit Kakodhiq.

Në bashkinë Gjirokastër, efektivët e Forcave të Armatosura dhe ato të emergjencave vendore kanë nisur punën prej orëve të para të mëngjesit për shuarjen e vatrave të zjarrit mbi Malin e Gjerë, ku flakët kanë një shtrirje 10-12 km dhe janë të shpërndara në 3 vatra.

Po ashtu, po punohet për shuarjen e zjarrit të rënë dje, pranë liqeneve të Lurës, në fshatin Gurë – Lurë të bashkisë Dibër, ku ndërhyrja paraqet vështirësi për shkak edhe të terrenit shumë shkëmbor.

 

The post Situata e krijuar nga zjarret, informacioni i detajuar i Ministrisë së Mbrojtjes first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Bashkimi Afrikan dënon tentativën për grusht shteti në RD të Kongos

RTI

Këtu janë zhvillimet më të fundit në Pa’lestinë

rezart morina

Presidenti iranian: Qëndrimi dhe mbështetja e Turqisë për Palestinën janë “për t’u lavdëruar”

rezart morina