Nga e diela, 14 korrik, deri më 31 korrik do të ndalohet qarkullimi i automjeteve me peshë mbi 7.5 tonë në autoudhë, rrugë nacionale dhe rajonale. Kjo vjen bazuar në rekomandimet e Departamentit për Menaxhimin e Rrugëve dhe Policisë së Kosovës, me qëllim të ruajtjes së rrugëve nga dëmtimet si rezultat i temperaturave të larta. […]