RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rëndohet gjendja shëndetësore e Joe Biden/ Hunter Biden: Kanceri është përhapur

rendohet-gjendja-shendetesore-e-joe-biden/-hunter-biden:-kanceri-eshte-perhapur

Gjendja shëndetësore e ish-presidentit amerikan Joe Biden është rënduar. Djali i tij, Hunter Biden, ka deklaruar se kanceri i prostatës është përhapur më tej dhe se 83-vjeçari po përjeton dhimbje të forta dhe lodhje.

Në një intervistë për emisionin “Newsnight” të BBC-së, Hunter Biden foli hapur për betejën e babait të tij me sëmundjen, duke e cilësuar situatën si tepër të vështirë për familjen.

Joe Biden u diagnostikua në maj të vitit 2025 me një formë agresive të kancerit të prostatës, i cili në momentin e diagnostikimit ishte përhapur në kocka. Sipas Hunter Biden, sëmundja tashmë është përhapur edhe më tej.

“Është vërtet e vështirë. Është shumë e trishtueshme ta shohësh”, tha Hunter, duke shtuar se pavarësisht gjendjes së rënduar, babai i tij vazhdon të jetë qendra e familjes.

Hunter Biden foli gjithashtu për faljen presidenciale që mori nga Joe Biden në dhjetor 2024, si dhe për betejën e tij me varësinë nga alkooli dhe kokaina.

Ai tha se nuk ka ndërmend të hyjë në politikë, por dëshiron të përdorë përvojën e tij për të folur më shumë rreth varësisë dhe procesit të rikuperimit.

Related posts

Ish-zëvendësministri izraelit: Palestinezët në Gaza mund të shkojnë në ‘qytetet e tendave’ në shkretëtirën e Sinait të Egjiptit

admin

Kina goditet nga një tajfun i fuqishëm, evakuohen afro 2 milionë banorë

Muhamet Ramadani

Kriza energjetike e Europës, cilat vende kanë shtëpitë më të mira dhe më të izoluara?

admin