RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Temperaturat e larta rrisin kërkesën, KESCO po importon 1 milion euro energji elektrike në ditë

temperaturat-e-larta-rrisin-kerkesen,-kesco-po-importon-1-milion-euro-energji-elektrike-ne-dite

Temperaturat e larta që po mbretërojnë në vend kanë bërë që kërkesa për energji elektrike të rritet, dukshëm mbi mesataren e kësaj periudhe ka njoftuar KESCO.

Për këtë shkak dhe mungesës së prodhimit të mjaftueshëm nga KEK-u, KESCO ka bërë të ditur se po importon çdo ditë rreth 1 milion euro.

“Deri tek kjo ka ardhur pasi gjatë këtyre ditëve situata elektroenergjetike është vështirësuar tej mase nga disa faktorë. Fillimisht është rritur kërkesa tej mase si pasojë e temperaturave ekstreme të ngrohta që po mbizotërojnë në vendin tonë, duke bërë që kërkesa në kohë piku të kalojë mbi 800 megavatë, dukshëm mbi mesataren e kësaj periudhe. Kjo për shkak të përdorimit masiv të kondicionerëve anekënd Kosovës. Në rëndimin e situatës po ndikon edhe fakti që njësia B1 e KEK-ut është në remont të planifikuar vjetor, duke bërë që prodhimi vendor të reduktohet me së paku 250 MË. Pra, aktualisht Kosova nuk po prodhon më tepër se 500 MË. Ndërsa, diferenca ndërmjet prodhimit dhe kërkesës po mbulohet nga importi. E edhe çmimet e importit janë rritur shumë ditëve të fundit. Në berzat e rajonit tonë çmimet po sillen mbi 200 euro për megavat. Kjo po e vështirëson shumë situatën pasi duhet blerë energji nga jashtë me kosto të shtuar”, thuhet në komunikatë.

Related posts

Jasharaj thërret konferencë të jashtëzakonshme: Greva s’ndalet, do ta padisim shtetin

admin

Blinken: Tërheqja e Rusisë nga marrëveshja e drithërave “e pandërgjegjshme”

admin

Media iz’raelite: Një dron i He’zbollahut dyshohet se filmoi shtëpinë e Ne’tanyahut

rezart morina