RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Jasharaj thërret konferencë të jashtëzakonshme: Greva s’ndalet, do ta padisim shtetin

jasharaj-therret-konference-te-jashtezakonshme:-greva-s’ndalet,-do-ta-padisim-shtetin

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës e Kulturës, Rrahman Jasharaj, paralajmëroi padi ndaj shtetit pas kërcënimeve se mësimdhënësve që do t’i bashkohen grevës së përgjithshme, do t’iu pezullohet mëditjet nga paga.

Jasharaj tha për KOHËN të martën, se pezullimi i grevës as nuk është opsion, duke deklaruar se atë nga greva e ndalon “vetëm vdekja”.

“Nuk do të ketë pezullim apo ndalje të grevës. Nga greva vetëm vdekja dhe varri më ndalojnë. Në konferencë do t’i diskutojmë dhe komentojmë deklarimet e ministrit të Financave, Hekuran Murati, rreth ndalimit të pagave dhe mëditjeve. Siç duket ministri, si i ri që është, ka gabuar”, deklaroi ai.

Kreu i SBASHK-ut theksoi se këtij institucioni i janë afruar disa avokatë vullnetarë për t’i mbështetur në padinë që pritet ta ngrehin ndaj Qeverisë së Kosovës.

“Deklarimet e Muratit ishte skandaloze dhe shantazhuese. Mësimdhënësve nuk mund t’ua ndalojë pagat. Në kohë të krizave dhe kur dimri po vjen, mësimdhënësit po duan ta marrin edhe një kafshatë më tepër bukë”, shtoi ai.

Reagimi i tij vjen pas deklaratave të ministrit të Financave, Hekuran Murati, se SBASHK-u në pesë vitet e fundit ka mbledhur 3.2 milionë euro nga mësimdhënësit në emër të anëtarëisë. Po ashtu Murati ngriti pikëpyetje se ku kanë shkuar këto para.

Ministri tha se SBASHK-u meqë ka fond, duhet t’i paguajë vetë grevistët për orët e humbura.

Qeveria ëshët zotuar se do t’ua ndalojë mëditjet nga paga të gjithë atyre që marrin pjesë në grevë, meqë sipas saj, nuk është thirrur sipas ligjeve. /koha

Related posts

“Asnjë kolonë ndihme e OKB-së nuk ka arritur në veri të Gazës që nga 23 janari”

admin6

Digjet një zyre brenda IML-së

admin

Franca mund të furnizoj Ukrainën me avionë luftarakë, SHBA-ja thotë jo

admin