RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Senatori amerikan Bob Menendez shpallet fajtor për akuzat për korrupsion

senatori-amerikan-bob-menendez-shpallet-fajtor-per-akuzat-per-korrupsion

Juria federale në New York e shpalli fajtor Senatorin Bob Menendez sot për pranimin e qindra mijëra dollarëve ryshfet dhe veprim si agjent i huaj i paregjistruar, transmeton Anadolu.

Juria thuhet se diskutoi për tri ditë pas gjyqit nëntëjavor të senatorit të lartë, duke e shpallur përfundimisht fajtor për të 16 akuzat kundër tij.

Prokurorët pohuan se Menendez pranoi ryshfet nga tre biznesmenë të New Jerseyt, që përfshinin shufra ari, një makinë luksoze dhe më shumë se 480.000 dollarë para të gatshme. Pagesat u bënë në këmbim që Menendez të kryente një sërë favoresh që përfshinin mbrojtjen e individëve nga ndjekja penale dhe përdorimin e paligjshëm të zyrës së tij për përfitim të qeverisë egjiptiane.

Gruaja e Menendezit, Nadine Arslanian, u akuzua për krime në një rast të veçantë, por gjyqi i saj është shtyrë për një kohë të pacaktuar për ta lejuar atë të shërohet nga operacioni i kancerit të gjirit.

Related posts

Kryediplomati bullgar: Ka shanse që Sofja dhe Shkupi t’i zgjidhin problemet disa dekadëshe

admin

1 700 policë dislokohen për një protestë të madhe pro palestineze

admin

Kryeministri britanik riafirmon besimin në Union pasi 3 kombe nënshkruan deklaratën për vetëvendosje

admin