RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vazhdon procesi gjyqësor “Thaçi dhe të tjerët”

vazhdon-procesi-gjyqesor-“thaci-dhe-te-tjeret”

Në Dhomat e Specializuara në Hagë edhe sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Seanca e sotme është njoftuar të nisë në orën 09:00, teksa është seanca e parafundit e këtij sesioni, përpara se trupi gjykues të shkojë në pushim veror, shkruan Indeksonline.

Edhe sot, trupi gjykues pritet të vazhdojë me paraqitjen e dëshmive dhe marrjen në pyetje të dëshmitarëve.

Gjatë ditës së djeshme, po i njëjti trup gjykues e shpalli aktgjykimin ndaj Pjetër Shalës, të cilin e dënoi me 18 vjet burgim.

Shala u shpall fajtor për tri akuzat që u ngritën ndaj tij: paraburgim arbitrar, tortura dhe vrasje.

Në njoftimin e Prokurorisë Speciale thuhet:

Krimet e z. Shala u kryen rreth 17 maj 1999 dhe 5 qershor 1999 kundër personave të ndaluar në Fabrikën e Metaleve në Kukёs, Shqipëri.

Në aktgjykimin e tij, Trupi Gjykues vendosi se së paku 18 persona u mbajtën në kushte çnjerëzore dhe degraduese dhe iu nënshtruan abuzimit psikologjik dhe fizik, dhe një viktimë u vra.

Ndër provat e pranuara gjatë gjykimit ishin deklaratat në të cilat z. Shala pranoi praninë e tij në Kombinatin e Metalit të Kukësit në periudhën e aktakuzës dhe keqtrajtimin e të arrestuarve.

Related posts

Drejtoresha e UNICEF-it kërkon “t’i jepet fund vrasjes së pakuptimtë të fëmijëve” në Rafah

RTI

Forcat izraelite vranë katër palestinezë në Bregun Perëndimor

RTI

Gjermania i bën thirrje Rusisë “të ndalë vendosjen e minave në territoret e Ukrainës”

admin