RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermania i bën thirrje Rusisë “të ndalë vendosjen e minave në territoret e Ukrainës”

gjermania-i-ben-thirrje-rusise-“te-ndale-vendosjen-e-minave-ne-territoret-e-ukraines”

Ministrja e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock i bëri thirrje Rusisë që të ndalë vendosjen e minave në territoret e Ukrainës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim me rastin e “4 Prillit – Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Minat”, Baerbock vuri në dukje se minat kundër personelit janë armë të tmerrshme. “I bëj thirrje edhe Rusisë që të ndalojë aktivitetet e saj për vendosjen e minave në masë të madhe që kryhen në mënyrë të pamatur në tokat bujqësore të Ukrainës. Kjo nuk shkakton vetëm vdekjen e shumë civilëve, por pengon që shumë fermerë të mbjellin tokat dhe të korrin prodhimet e tyre”.

Ministrja gjermane mbrojti idenë e saj se Rusia në këtë mënyrë redukton furnizimin ushqimor në tregun botëror dhe se për këtë arsye rrit edhe më shumë urinë në botë.

“Minat në fjalë janë arsyeja pse prindërit në vende si Bosnjë e Hercegovina, Kamboxhia dhe Iraku shqetësohen për fëmijët e tyre sa herë të dalin për të luajtur edhe pse nga konflikti kanë kaluar dekada”, tha Baerbock.

“Minat kundër personelit, godasin kryesisht civilët, copëtojnë me kuptimin e plotë të fjalës familjet dhe shoqëritë. Kjo është arsyeja pse në kuadër të presidencës tonë të Konventës së Ottawa-s ne punojmë për një botë pa mina kundër personelit dhe pse Gjermania është donatori i dytë më i madh në mbarë botën për pastrimin e minave me qëllim humanitar”, theksoi ajo.

“Marrëveshja për ndalimin e përdorimit, ruajtjes, prodhimit dhe transferimit të minave kundër personelit dhe shkatërrimit të tyre” e njohur ndryshe si “Konventa e Ottawa-s” hyri në fuqi më 1 mars 1999 dhe Gjermania ka qenë palë e konventës që nga themelimi i saj.

Related posts

Osmani takon Scholz: Jemi krenarë për partneritetin e palëkundur në mes dy vendeve tona

rezart morina

Kosova kërkon hapjen e arkivave: Zhdukjet me forcë ishin krime të kryera nga Serbia

admin

Zyrtarët e OKB-së: Palestinezët po largohen nga Rafah pas intensifikimit të sulmeve ajrore izraelite

admin