RTV AHIRETI
Lajme

Aliu për dënimin e Pjetër Shalës: Edhe një tjetër padrejtësi e madhe e radhës ndaj kombit tonë

aliu-per-denimin-e-pjeter-shales:-edhe-nje-tjeter-padrejtesi-e-madhe-e-radhes-ndaj-kombit-tone

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka reaguar pasi Pjetër Shala u dënua më 18 vjet burgim gjatë ditës së djeshme [ e martë] nga Gjykata Speciale.

Për këtë dënim Aliu ka thënë se është “një tjetër padrejtësi e madhe e radhës ndaj gjithë kombit tonë”.

Aliu, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se dënimi i Shalës është “i rëndë e i pamerituar”.

“Edhe një tjetër padrejtësi e madhe e rradhës ndaj gjithë kombit tonë, dënimi i rëndë e i pamerituar ndaj Pjetër Shalës”, thuhet në reagimin e tij.

Aliu ka thënë se qëndrojnë gjithnjë në mbrojtje të luftës çlirimtare të UÇK-së.

“Ashtu siç ishim kundër Gjykatës Speciale kur themelimi i saj u propozua në kuvend atëherë, dhe sot po kuptohet, fatkeqësisht, se kishim plotësisht të drejtë. Qëndrojmë gjithnjë në mbrojtje të luftës çlirimtare, të UÇK-së, të shqiptarëve e të historisë sonë. Lavdi luftës së pastër së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.”

Ndryshe, Dhoma e Gjykatës Themelore në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka dënuar Pjetër Shalën, ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), me 18 vjet burgim.

Komandanti i UÇK-së i njohur si “Ujku”, u shpall fajtor për ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në një fabrikë metalike në Kukës gjatë luftës në Kosovë – të kryera në mes të 17 majit dhe 5 qershorit të 1999.

The post Aliu për dënimin e Pjetër Shalës: Edhe një tjetër padrejtësi e madhe e radhës ndaj kombit tonë first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Putin thekson se propozimi që ai ka bërë për Ukrainën mund të ndalë ko’nfliktet

RTI

Akuzat për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, Izraeli zotohet se do t’u përgjigjet

admin

Debati për Kosovën, incidente e fajësime reciproke mes qeverisë e opozitës në Serbi

admin