RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ush’tria iz’raelite vret 81 pa’lestinezë gjatë 24 orëve të fundit në Ga’za

ush’tria-iz’raelite-vret-81-pa’lestineze-gjate-24-oreve-te-fundit-ne-ga’za

Ushtria izraelite vrau 81 palestinezë të tjerë në sulmet e saj në Rripin e Gazës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 38.794 që nga 7 tetori i kaluar, tha sot Ministria e Shëndetësisë në enklavën e rrethuar, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, ministria tha se rreth 89.166 persona të tjerë janë plagosur gjatë sulmeve deri më tani.

“Forcat izraelite vranë 81 persona dhe plagosën 198 të tjerë në dy ‘masakra’ kundër familjeve në 24 orët e fundit”, tha ministria.

“Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk janë në gjendje të arrijnë tek ata”, shtoi ajo.

Autoritetet shëndetësore palestineze vlerësojnë se më shumë se 10 mijë njerëz janë ende të zhdukur nën rrënojat e shtëpive të shkatërruara në gjithë Rripin e Gazës.

Duke shpërfillur një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon armëpushim të menjëhershëm, Izraeli ka vazhduar ofensivën e tij brutale në Rripin e Gazës që nga një sulm i 7 tetorit nga grupi i rezistencës palestineze, Hamas.

Mbi nëntë muaj pas fillimit të sulmeve izraelite, pjesë të gjera të Gazës qëndrojnë në gërmadha, krahas një bllokade paralizuese të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), e cila në vendimin e saj të fundit urdhëroi Tel Avivin të ndalonte menjëherë operacionin e tij ushtarak në qytetin jugor Rafah, ku më shumë se 1 milion palestinezë kishin kërkuar strehim nga lufta përpara se të pushtohej më 6 maj.

Related posts

Kurti në Mbretërinë e Bashkuar, merr pjesë në përurimin e nismës “Labour Friends of Kosova”

admin

Kalon 20,000 mijë numri i të vdekurve nga tërmetet

rezart morina

Kurti: Kërcënimet e sigurisë duhet të ndërpriten, liria për mallra nuk mund të shfrytëzohet që të barten municione

admin