RTV AHIRETI
Lajme

BE: Izraeli sekuestron toka në Bregun Perëndimor në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare

be:-izraeli-sekuestron-toka-ne-bregun-perendimor-ne-kundershtim-me-te-drejten-nderkombetare

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell tha se Izraeli vazhdon të sekuestrojë tokat në Bregun Perëndimor të pushtuar në përgjigje të vendimit të disa vendeve evropiane për të njohur shtetin palestinez, transmeton Anadolu.

Borrell bëri deklarata për situatën e fundit në Gaza dhe Palestinë në një intervistë ekskluzive për televizionin “Al Arabiya” me bazë në Dubai.

Duke kujtuar se BE-ja ka mbrojtur “të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje” që nga fillimi i sulmeve si dhe ka dënuar sulmet joproporcionale kundër civilëve në Gaza, Borrell tha: “(Brenda BE-së) Mund të ketë mendime të ndryshme, por mesazhi i BE-së është i qartë: ligji ndërkombëtar dhe ligji humanitar duhet të respektohen dhe operacionet ushtarake duhet të përputhen me këtë”.

Borrell tha se megjithëse BE-ja përpiqet të arrijë paqen për çështjen Izrael-Palestinë, ka pikëpamje të ndryshme midis vendeve anëtare dhe se disa vende kanë shqetësime në lidhje me njohjen e Palestinës se kjo “mund të shkaktojë reagim nga qeveria izraelite”.

Borrell kujtoi se BE-ja pranoi vendimin e OKB-së se Bregu Perëndimor është “zonë e pushtuar si rezultat i luftës dhe nuk është pjesë e Izraelit brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht”.

The post BE: Izraeli sekuestron toka në Bregun Perëndimor në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Kurti për NYT: Një front i ri në Ballkan do t’i shërbente Rusisë e Serbisë

admin

Osmani: Tani më shumë se kurrë na duhet uniteti për çështjet e interesit kombëtar

admin

Plagoset një polic në një grabitje të armatosur në Suharekë

rezart morina