RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministria e Shëndetësisë në Ga’za: Zbulohet virusi i poliomielitit në ujërat e zeza

ministria-e-shendetesise-ne-ga’za:-zbulohet-virusi-i-poliomielitit-ne-ujerat-e-zeza

Virusi që shkakton poliomielitin u zbulua në ujërat e zeza në Gaza dhe kjo është një lajmëtar i një fatkeqësie të vërtetë shëndetësore, tha Ministria e Shëndetësisë në Gaza, transmeton Anadolu.

Ministria në deklaratën me shkrim ka dhënë informacion për ekzaminimet e kryera në mostrat e marra nga ujërat e zeza në koordinim me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF).

Në deklaratë thuhet se virusi që shkakton poliomielitin është zbuluar në ujërat që rrjedhin dhe grumbullohen në vendet ku jetojnë njerëzit dhe midis tendave për shkak të shkatërrimit të infrastrukturës dhe se mijëra njerëz janë në rrezik të prekjes nga poliomieliti.

Më tej në deklaratë u paralajmërua se mund të ndodh një fatkeqësi e vërtetë shëndetësore për shkak të mungesës së ujit dhe ndotjes së tij me ujërat e zeza, akumulimit të shumtë të mbeturinave dhe pengimit të Izraelit për hyrjen e materialeve të pastrimit.

Deklarata bën thirrje për përfundimin e menjëhershëm të sulmeve të Izraelit, sigurimin e ujit të pastër, riparimin e linjave të kanalizimit dhe uljen e dendësisë së popullsisë në vendet ku jetojnë të zhvendosurit.

Related posts

O’Brien thirrje Kurtit: Ndalni veprimet e pakoordinuara që ndikojnë negativisht në partneritetin tonë

admin

Tragjedi në Stamboll/ 29 persona të vdekur nga shpërthimi i zjarrit në një klub nate (PAMJET)

admin

78 ditë bombardime/ Nesër 25 vite nga sulmet e NATO-s në Beograd, Millosheviçi nuk pranoi të zgjidhte krizën në Kosovë dhe…

admin