RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetMaqedoni

Gjykata e Maqedonisë i cakton një muaj paraburgim ish-ushtarit të UÇK-së

gjykata-e-maqedonise-i-cakton-nje-muaj-paraburgim-ish-ushtarit-te-uck-se

Ish- ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani dërgohet në paraburgim ekstradues prej 30 ditëve në burgun hetues të Shutkës.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Jashtme e Kosovës.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës informon opinionin se shtetasit të Republikës së Kosovës, Blerim Ramadani, i është caktuar masa 30-ditore e paraburgimit me vendim të Gjykatës Themelore në Shkup. Blerim Ramadani është ndaluar më 17 korrik 2024 në pikëkalimin kufitar Jazhincë, bazuar në një fletë arresti të lëshuar nga Gjykata e Beogradit, përmes INTERPOL Serbia, me pretendimin për krime lufte në verën e vitit 1999 në rajonin e Nerodimës. Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup eshte angazhuar me ekip të ekspertëve juridik për lirimin sa më të shpejtë të z. Ramadani dhe kthimin e tij në familje. MPJD dhe institucionet e Kosovës do të përdorin të gjitha kanalet diplomatike për të siguruar lirimin e shtetasit tonë”, thuhet nga MPJD.

Ramadani është arrestuar mbrëmë nga autoritetet maqedonase me një urdhërarrest të lëshuar nga Serbia.

Related posts

Pse rritja politike e “Reform” po i bën myslimanët britanikë të ndihen të pasigurt?

admin

Atentati ndaj ish-presidentit, drejtoresha e Shërbimeve Sekrete: Nuk do të japë dorëheqjen

admin

Murtaja e dhive/ Greqia heq pjesërisht ndalimin e transportit të kafshëve

admin