RTV AHIRETI
Shëndetësi

OBSH-ja paralajmëron se po falsifikohet ilaçi “Ozempic”

obsh-ja-paralajmeron-se-po-falsifikohet-ilaci-“ozempic”

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka lëshuar një paralajmërim global se po qarkullon nëpër botë “Ozempic” fals.

“Ozempic” është ilaç që përdoret për trajtimin e diabetit të Tipit-2, por së fundi është bërë mënyrë e popullarizuar për humbje të peshës. OBSH-ka ka thënë se ilaçi fals mund të përbëjë rrezik për shëndetin.

Organizata ka këshilluar njerëzit që të blejnë ilaçet vetëm te vendet e besueshme, e të mos bëjnë porosi nëpërmjet uebfaqeve apo rrjeteve sociale.

Përbërësi aktiv në Ozempic semaglutide ndihmon njerëzit me diabet të Tipit-2 të kontrollojnë sasinë e sheqerit në gjakun e tyre.

Megjithatë, marrja e një injeksioni në javë po ashtu i dërgon sinjal trurit se jemi të ngopur. Pra, ilaçi i ndihmon njerëzit të humbin peshë, duke reduktuar dëshirën për të ngrënë.

Njerëzit pa diabet e kanë përdorur këtë ilaç për humbje të peshës.

Kjo ka shkaktuar mungesa të ilaçit për personat me diabet të tipit-2 dhe ka krijuar një treg për barna të falsifikuara.

Related posts

Këto janë arsyet pse duhet ta përfshini ananasin në dietën tuaj

admin

Një gotë lëng domatesh çdo ditë, plot përfitime shëndetësore

admin

Ky lloj kanceri është në rritje tek të rinjtë, shkencëtarët nuk e dinë arsyen

admin