RTV AHIRETI
Shëndetësi

OBSH-ja paralajmëron se po falsifikohet ilaçi “Ozempic”

obsh-ja-paralajmeron-se-po-falsifikohet-ilaci-“ozempic”

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka lëshuar një paralajmërim global se po qarkullon nëpër botë “Ozempic” fals.

“Ozempic” është ilaç që përdoret për trajtimin e diabetit të Tipit-2, por së fundi është bërë mënyrë e popullarizuar për humbje të peshës. OBSH-ka ka thënë se ilaçi fals mund të përbëjë rrezik për shëndetin.

Organizata ka këshilluar njerëzit që të blejnë ilaçet vetëm te vendet e besueshme, e të mos bëjnë porosi nëpërmjet uebfaqeve apo rrjeteve sociale.

Përbërësi aktiv në Ozempic semaglutide ndihmon njerëzit me diabet të Tipit-2 të kontrollojnë sasinë e sheqerit në gjakun e tyre.

Megjithatë, marrja e një injeksioni në javë po ashtu i dërgon sinjal trurit se jemi të ngopur. Pra, ilaçi i ndihmon njerëzit të humbin peshë, duke reduktuar dëshirën për të ngrënë.

Njerëzit pa diabet e kanë përdorur këtë ilaç për humbje të peshës.

Kjo ka shkaktuar mungesa të ilaçit për personat me diabet të tipit-2 dhe ka krijuar një treg për barna të falsifikuara.

Related posts

Pesë ushqimet që duhet shmangur nëse vuani nga diabeti

Muhamet Ramadani

Përmban sasi të mëdha të vitaminës A, ja disa mënyra se si ta përdorni specin djegës për shëndetin e zemrës

admin

Qeskat poshtë syve, pesë shkaqet dhe si t’i parandalojmë

Muhamet Ramadani