RTV AHIRETI
Lajme

7 vatra zjarri aktive në Shqipëri

7-vatra-zjarri-aktive-ne-shqiperi

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, gjatë ditës së sotme janë aktive 7 vatra zjarri, në territorin e vendit.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaroi sot se po punohet për shuarjen e vatrave të zjarrit në disa zona, që paraqiten më problematike.

Forcat operacionale, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile vijojnë punën në fshatin Madhesh të bashkisë Mat, ku zjarri i rënë prej datës 16 korrik është nën kontroll.

Situata më problematike është në fshatin Pregj-Lurë të bashkisë Dibër, ku po punohet për fikjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe me pisha të rralla e barishte. Helikopteri i Forcave të Armatosura iu bashkua këtij operacioni mëngjesin e sotëm për te mos lejuar që flakët, të ndihmuara nga era të përhapen drejt fshatit.

Mëngjesin e sotëm u raportua një vatër në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra në fshatin Rras dhe një tjetër në fshatin Kuzhnen të bashkisë Pukë. Forcat e emergjencave po punojnë për shuarjen e tij.

 

The post 7 vatra zjarri aktive në Shqipëri first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Krasniqi refuzon ftesën e Osmanit për takim: I indinjuar me heshtjen e saj

rezart morina

Sultan Ibrahim merr rolin si mbreti i ri i Malajzisë

admin6

Shkup, protesta kundër propozimit francez që synon heqjen e vetos bullgare

admin