RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmet

Krasniqi refuzon ftesën e Osmanit për takim: I indinjuar me heshtjen e saj

krasniqi-refuzon-ftesen-e-osmanit-per-takim:-i-indinjuar-me-heshtjen-e-saj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka refuzuar ftesën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani për të disktuar në lidhje me një propozim të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Krasniqi përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se të mërkurën ka pranuar nga presidentja Osmani një letër me të cilën e ka ftuar në takim, pas një propozimi nga kryetari i AAK-së.

Tutje ai tha se gjatë këtyre ditëve të vështira për Kosovën, me indinjatë ka vërejtur se Presidentja ka qëndruar e heshtur dhe ka neglizhuar obligimin e saj kushtetues për të garantuar unitetin qytetar, për të ruajtur marrëdhëniet me partnerët strategjikë ndërkombëtarë dhe për të vepruar si institucion mbi palët.

“Prandaj, duke u nisur nga këto, por edhe arsye të tjera që i kam shtjelluar në letrën e përgjigjes së sime e kam parë të udhës që ta refuzoj pjesëmarrjen në këtë takim”, tha Krasniqi.

Më poshtë lexoni një pjesë të përgjigjes së Krasniqit dërguar Osmanit:

“Në tre javët e fundit, situata politike dhe e sigurisë në Republikën e Kosovës është përkeqësuar dukshëm. Në pjesën veriore të vendit tonë nuk ka normalitet. Tendenca për të aktruar normalitetin është ikje nga përgjegjësitë institucionale.

Në kushte aktuale, të rënda, që vënë në pikëpyetje të ardhmen e Kosovës, duke minuar të gjitha arritjet tona shtetërore, ikja juaj nga zbatimi i përgjegjësive kushtetuese që ju keni është shqetësuese. Gjatë kësaj periudhe, kam vërejtur, me keqardhje, mosveprimin dhe neglizhencën tuaj si presidente e Republikës, ndaj obligimit tuaj kushtetues për të garantuar unitetin qytetar, për të ushtruar detyrën tuaj në ruajtjen e marrëdhënieve me partnerët strategjikë ndërkombëtarë dhe për të vepruar si institucion mbi palët”, shkruan në përgjigjen që Krasniqi i ka dërguar Osmanit.

Ndryshe, kryetari i AAK-së njëherësh deputeti Ramush Haradinaj në seancën e Kuvendit të Kosovës ka kritikuar dy partitë opozitare, Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës se në tërë këtë situatë nuk po kanë guxim të votojnë për mocionin për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Related posts

OKB-ja përsërit se Izraeli pengon dërgesat e ndihmës humanitare për Gazën

admin6

“Serbia më pranë anëtarësimit në BE se Kosova”, Osmani reagon ndaj deklaratës së ambasadorit të SHBA: Kjo fyen shtetet demokratike

admin

Gaza, numri i të vdekurve rritet afër 33 mijë në mes të ofensivës izraelite

admin