RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mediat izraelite: 70 raketa të lëshuara në veri të Izraelit nga Libani në një ditë

mediat-izraelite:-70-raketa-te-leshuara-ne-veri-te-izraelit-nga-libani-ne-nje-dite

Të paktën 70 raketa janë lëshuar nga Libani drejt Izraelit verior që nga mëngjesi i ditës së sotme, raportojnë mediat izraelite, transmeton Anadolu.

E përditshmja Yedioth Ahronoth raportoi se “Rreth 70 raketa u lëshuan nga Libani drejt rajonit të Galilesë së Epërme që nga orët e mëngjesit”.

Ajo shtoi se të paktën 15 raketa u lëshuan në sulmin e fundit.

Sot më herët, Hezbollahu libanez tha se lëshoi një breshëri të madhe raketash drejt një baze ushtarake izraelite dhe një vendbanimi të paligjshëm në rajonin e Galilesë së Epërme pranë kufirit jugor të Libanit.

Shqetësimet janë rritur për një luftë të plotë midis Izraelit dhe grupit libanez Hezbollah në mes të një shkëmbimi të sulmeve ndërkufitare.

Përshkallëzimi vjen pas sulmeve vdekjeprurëse izraelite në Gaza, ku janë vrarë mbi 38.800 njerëz që nga tetori i kaluar, pas një sulmi nga grupi i rezistencës palestineze Hamas.

Related posts

Përvjetori i shenjtërimit të Nënën Terezës, Vjosa Osmani: Fanar dhembshurie, përulësie dhe shërbimi vetëmohues

admin

Milanoviq: Kosova i është lënë vetvetes, humbën mbështetjen e aleatëve të tyre

admin

Këtu është një përmbledhje e zhvillimeve të fundit në Pa’lestinë

rezart morina