RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Provinca kanadeze British Columbia shpall gjendje të jashtëzakonshme për shkak të zjarreve

provinca-kanadeze-british-columbia-shpall-gjendje-te-jashtezakonshme-per-shkak-te-zjarreve

Provinca kanadeze British Columbia (B.C.) shpalli gjendje të jashtëzakonshme të premten vonë pasi zjarret e furishme shkaktuan evakuimin e 15.000 njerëzve dhe për 20.000 të tjerë u caktua gjendje gatishmërie për evakuim, transmeton Anadolu.

“Vetëm në 24 orët e fundit, situata ka evoluar dhe u përkeqësua mjaft shpejt në orën e fundit”, tha kryeministri i provincës David Eby në një konferencë shtypi.

“Sonte, si rezultat i këtij përkeqësimi të shpejtë, po shpallim gjendje të jashtëzakonshme provinciale”, tha ai.

“Kjo masë u komunikon njerëzve në gjithë krahinën seriozitetin e situatës së përkeqësuar me të cilën po përballemi”, shtoi Eby.

Një numër i konsiderueshëm pronash janë shkatërruar në zonën e qytetit Kelowna, raportoi Korporata Kanadeze e Transmetimeve (CBC). Kelowna ka një popullsi prej 150.000 banorësh.

Fluturimet janë anuluar në aeroportin e Kelownas pasi prioritet u është dhënë aeroplanëve që luftojnë zjarret, tha CBC. Deri mbrëmë u regjistruan rreth 366 zjarre që po vazhdonin në provincë.

Bowinn Ma, ministri i Menaxhimit të Emergjencave në British Columbia, tha se për 20.000 banorë është caktuar gjendje gatishmërie evakuimi dhe të tjerët në rajon duhet të grumbullohen dhe të jenë gati të largohen me një njoftim të shkurtër, pasi situata po “përshkallëzohet me shpejtësi”.

Në një moment, zjarrfikësit mbetën të bllokuar teksa po shpëtonin njerëzit që nuk e kishin evakuuar zonën sipas urdhrit.

“Nëse merrni urdhër evakuimi, ju lutemi largohuni”, tha kryeministri Eby.

Related posts

NATO: Vazhdon ndihma për aleatin Turqinë

rezart morina

Zyrtari i OKB-së: Sulmet e Izraelit ndaj Iranit kërcënojnë të drejtën e njeriut për jetë

admin6

Shi i rrëmbyeshëm dhe erëra të fuqishme në disa qytete të Kosovës

admin