RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ush’tria iz’raelite vr’et një adoleshent pa’lestinez në Bregun Perëndimor

ush’tria-iz’raelite-vr’et-nje-adoleshent-pa’lestinez-ne-bregun-perendimor

Ushtria izraelite të premten vonë vrau një adoleshent palestinez në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Televizioni i Palestinës tha se Ibrahim Zakik, 19 vjeç, u qëllua në kokë nga forcat izraelite në Beit Ummar në jug të Bregut Perëndimor.

Ai tha se Zakik u lirua nga burgu izraelit dy javë më parë dhe ishte djali i vetëm në familjen e tij.

Dëshmitarët thanë për Anadolu se një forcë izraelite bastisi Beit Ummarin dhe hapi zjarr ndaj palestinezëve, duke plagosur rëndë Zakikun, ndërsa shumë të tjerë pësuan asfiksim nga gazi lotsjellës.

Të premten herët, një tjetër palestinez vdiq nga plagët që mori në janar nga forcat izraelite pranë Jeninit në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar.

Në vitet e fundit, ushtria izraelite ka kryer bastisje të rregullta në Bregun Perëndimor, të cilat janë përshkallëzuar me fillimin e sulmeve kundër Rripit të Gazës më 7 tetor. Palestinezët gjithashtu janë sulmuar dhunshëm nga kolonët e paligjshëm izraelitë.

Të paktën 578 palestinezë janë vrarë dhe rreth 5.350 të plagosur nga zjarri i ushtrisë izraelite në territorin e pushtuar që atëherë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Related posts

Eurostati: Nga 2003-a popullsia e Kosovës është tkurrur për 10.2%

admin

Altun: Palestina do të jetë e lirë, herët a vonë

rezart morina

Nxënësit në Pejë bojkotojnë mësimin, solidarizohen me nxënësen që u përjashtua për shkak mbulesës

rezart morina