RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria izraelite vret një adoleshent palestinez në Bregun Perëndimor

ushtria-izraelite-vret-nje-adoleshent-palestinez-ne-bregun-perendimor

Një adoleshent palestinez u vra sot në mbrëmje nga zjarri i ushtrisë izraelite gjatë një bastisjeje në qytezën Tuqu, në lindje të Betlehemit, në jug të Bregut Perëndimor të pushtuar, raportuan mediat lokale, transmeton Anadolu.

Agjencia zyrtare e lajmeve Wafa, duke cituar Taysir Abu Mufreh, kryetar i Këshillit Komunal në Tuqu, bëri të ditur se Ammar Jaser Mohammad Ta’amra 17-vjeçar u qëllua në gjoks nga ushtarët izraelitë.

Sipas Abu Mufreh, forcat izraelite hynë në qytet, morën pozicione në qendër të tij dhe hapën zjarr në mënyrë joselektive, duke shkaktuar vdekjen e adoleshentit.

Sipas të dhënave palestineze, forcat izraelite dhe kolonët ilegalë kanë vrarë të paktën 1.096 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar, përfshirë Kudsin Lindor, kanë plagosur gati 11.000 të tjerë dhe kanë ndaluar rreth 21.000 persona që nga tetori i vitit 2023.

Në një opinion historik të dhënë korrikun e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e shpalli të paligjshëm pushtimin izraelit të territoreve palestineze dhe bëri thirrje për evakuimin e të gjitha vendbanimeve kolone në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.

Related posts

Putin: Rusia po përparon në drejtim të bastionit të Ukrainës në qytetin Siversk

admin

Borrell: Ukrainës i duhen më pak duartrokitje, e më shumë armë

admin

Autoritetet shëndetësore: Pavarësisht pauzës humanitare, asnjë karburant nuk arriti në spitalet në veri të Gazës

Muhamet Ramadani