RTV AHIRETI
Lajme

Kosova ka nisur përdorimin e praktikave të SHBA-së në zbatimin e Strategjisë së Mbrojtjes

kosova-ka-nisur-perdorimin-e-praktikave-te-shba-se-ne-zbatimin-e-strategjise-se-mbrojtjes

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka njoftuar se Kosova ka filluar të përdorë praktikat më të mira të SHBA-së në zbatimin e Strategjisë së Mbrojtjes së Kosovës, përcjell Reporteri.net.

“Urime Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës për marrjen e një hapi të rëndësishëm, në profesionalizimin e sektorit të sigurisë së Kosovës duke vendosur një rregullore të re për funksionet kritike të qeverisjes duke përfshirë planifikimin, programimin, buxhetimin dhe ekzekutimin (PPBE)”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Prishtinë.

Theksohet, se duke filluar nga 16 korriku, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Ministria e Mbrojtjes, filluan të përdorin praktikat më të mira të SHBA-së në zbatimin e Strategjisë së Mbrojtjes së Kosovës.

“Për të përfituar popullin e Kosovës, “Programi Global i Reformës së Mbrojtjes” i Shteteve të Bashkuara është krenar që ka bashkëpunuar me Ministrinë e Mbrojtjes për dy vitet e fundit për të ndërtuar sektorin e sigurisë kombëtare të Kosovës të rrënjosur në sundimin e ligjit, respektimin e të drejtave të njeriut dhe llogaridhënien për mbikëqyrjen civile”, thuhet tutje në njoftim.

The post Kosova ka nisur përdorimin e praktikave të SHBA-së në zbatimin e Strategjisë së Mbrojtjes first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

rezart morina

Vriten 44 palestinezë nga sulmet e avionëve izraelitë në Rripin e Gazës

admin6

Borrell: Ndryshimi i klimës është një kërcënim për sigurinë globale

rezart morina