RTV AHIRETI
Lajme

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeff Hovenier

presidentja-e-kosoves-vjosa-osmani-takim-me-ambasadorin-e-shteteve-te-bashkuara-te-amerikes-jeff-hovenier

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, ndërsa kanë biseduar për zhvillimet e fundit në vend.

Sipas një njoftimi thuhet se në takim është diskutuar për pjesëmarrjen e presidentes në aktivitetet në kuadër të Samitit të NATO-s, me ftesë të Presidentit Joe Biden dhe Sekretarit të Shtetit Antony Blinken.

“Duke e vlerësuar ftesën e SHBA-ve dhe prezencën e Kosovës në këto aktivitete kyçe të Samitit si një zhvillim strategjik në dobi të avancimit dhe ruajtjes së paqes dhe sigurisë në rajon dhe përtej, presidentja Osmani potencoi impaktin pozitiv që do të kishte anëtarësimi i Kosovës në NATO për paqen dhe sigurinë e qëndrueshme dhe afatgjate”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Presidentes.

Tutje në njoftim thuhet se Osmani dhe ambasadori Hovenier diskutuan edhe për takimet e fundit të presidentes me zyrtarë të lartë amerikanë, si dhe hapat konkret që duhet të ndërmerren në vijim sa i përket koordinimit të veprimeve në dobi të interesave të Kosovës dhe të partneritetit me SHBA-të.

Ata gjithashtu diskutuan edhe për një sërë nismash ligjore që po trajtohen nga institucionet kohëve të fundit, me ç’rast konfirmuan rëndësinë që të garantohet respektimi i parimeve demokratike dhe standardeve më të larta për të drejtat e njeriut. /Telegrafi/

The post Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeff Hovenier first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Scholz: E djathta ekstreme një kërcënim i madh për demokracinë gjermane

admin

Hungaria kërcënon me bileta falas për emigrantët që duan të hyjnë në BE

rezart morina

Nikolla: Në Shqipëri kemi arritur ta bëjmë rininë një pjesëmarrëse aktive në institucione

rezart morina