RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Nikolla: Në Shqipëri kemi arritur ta bëjmë rininë një pjesëmarrëse aktive në institucione

nikolla:-ne-shqiperi-kemi-arritur-ta-bejme-rinine-nje-pjesemarrese-aktive-ne-institucione

Kuvendi i Shqipërisë në bashkëpunim me Parlamentin Evropian zhvilluan aktivitetin me fokus mbi rolin e Klubit të Parlamentarëve të Rinj, me pjesëmarrjen e zyrtarëve dhe përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile nga vendet e Ballkanit Perëndimor, raporton Anadolu.

Në hapje të aktivitetit të organizuar në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë, mbajti një fjalë përshëndetëse kryeparlamentarja e Shqipërisë, Lindita Nikolla, e cila theksoi se në Shqipëri kanë arritur ta bëjmë rininë një pjesëmarrëse aktive, të denjë dhe një faktor ndryshimi në partitë politike, institucionet politike, parlament dhe qeverisjen vendore.

“Rinia do të bëhet një forcë kontribuuese dhe një faktor ndryshimi jo vetëm nëpërmjet investimit politik dhe pjesëmarrjes politike, por edhe nëpërmjet rritjes së aksesit në ekonomi, në tregun e punës dhe teknologji. Konektiviteti, transformimi digjital dhe zhvillimi i teknologjive moderne të informacionit janë disa korsi dhe oportunitete të rëndësishme, nëpër të cilat rinia po afirmohet si një forcë ndryshimi dhe promotor i integrimit evropian”, u shpreh Nikolla.

Ambasador i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, në fjalën e tij theksoi se Shqipëria po promovon qasje inovatore duke bërë së bashku parlamentarët e rinj, por edhe anëtarët e shoqërisë civile sërish të rinj nga gjithë rajoni, sipas tij për të diskutuar çështje të cilat janë të një rëndësie të madhe.

“Më vjen mirë që kjo promovohet nga Parlamenti Evropian, por edhe nga Komisioni Evropian së pari, si edhe nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal. Këto lloj aktivitetesh që sjellin bashkë persona nga fusha të ndryshme, tregon që vetë parlamentet janë të hapura për shoqërinë civile dhe kështu kemi në fakt një qeverisje më gjithëpërfshirëse, më transparente dhe më efikase”, tha Gonzato.

Aktivitetin e përshëndeti edhe deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Erisa Xhixho, në cilësinë e kryetares së Klubit të Parlamentarëve të Rinj, e cila theksoi se ky grup do të punojë fort për të pasur rezultate konkrete në funksion të përfshirjes së të rinjve në politikë.

Në aktivitetin dyditor marrin pjesë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, përfaqësues të Parlamentit Evropian, deputetë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Qëllimi Klubit të Parlamentarëve të Rinj që funksionon pranë Kuvendit të Shqipërisë është të kontribuojë dhe promovojë një sistem politik gjithëpërfshirës, veçanërisht për të rinjtë.

Related posts

Gjermania përsërit thirrjen për një armëpushim afatgjatë në Gaza

RTI

Biden dhe Erdogan do të flasin së shpejti, thotë Shtëpia e Bardhë

rezart morina

Suedia konfirmon aktin e sabotazhit në gazsjellësit Rrjedha Veriore 1 dhe 2

admin