RTV AHIRETI
Lajme

OKB: Rreth 26 milionë njerëz në Sudan janë në “uri akute”

okb:-rreth-26-milione-njerez-ne-sudan-jane-ne-“uri-akute”

Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, shprehu shqetësimin e tij për përkeqësimin e situatës ushqimore në Sudan, transmeton Anadolu.

“Pothuajse 26 milionë burra, gra dhe fëmijë janë në uri akute. Për t’ju dhënë një shembull, kjo është e barabartë me të gjithë popullsinë e Australisë”, u tha Dujarric gazetarëve, duke shtuar:

Sudani është përfshirë nga luftimet midis ushtrisë dhe Forcave Paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë.

Sipas shifrave të OKB-së, të paktën 12.260 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 33 mijë të tjerë janë plagosur në konfliktin që filloi në prill 2023.

Krizë humanitare vazhdon të përkeqësohet edhe pasi rreth 6,8 milionë njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre duke kërkuar siguri.

Disa marrëveshje armëpushimi të ndërmjetësuara nga Arabia Saudite dhe ndërmjetësit amerikanë nuk kanë arritur t’i japin fund dhunës.

The post OKB: Rreth 26 milionë njerëz në Sudan janë në “uri akute” first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Kurti për 15 modelet e ofruara për Asociacionin: Jemi duke i trajtuar

admin

Zgjedhjet lokale në Turqi/ Numërohen rreth 34% të votave, ja rezultati në rang kombëtar. Erdogan në disavantazh në qytetet kryesore

admin

Tony Blair mund të emërohet nga Izraeli si koordinator humanitar për Rripin e Gazës

admin6