RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani pjesëmarrëse në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në Parisë

osmani-pjesemarrese-ne-ceremonine-e-hapjes-se-lojerave-olimpike-ne-parise

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të marrë pjesë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike “Paris 2024” e cila do të mbahet të premten.

Presidenca ka njoftuar se Osmani do të jetë në Paris me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron dhe presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar,Thomas Bach.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të Presidentit të Republikës Emmanuel Macron dhe të Presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, ka udhëtuar për në Paris për të marrë pjesë krahas liderëve të shumtë botërorë, në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Paris 2024, dhe për t’i mbështetur 9 sportistët që do ta përfaqësojnë Kosovën në këto Lojëra. Me këtë rast, presidentja Osmani ka potencuar se për Kosovën, pjesëmarrja në Lojëra Olimpike paraqet kulmin e punës së palodhur, përkushtimit dhe vendosmërisë së sportistëve tanë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Ajo gjithashtu do të marrë pjesë në Samitin “Sporti për zhvillim të qëndrueshëm”, i cili organizohet nga Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron.

Kosova në Lojërat Olimpike Paris 2024, do të përfaqësohet me 9 sportistë në disa diciplina sportive.

Presidentja Osmani ka uruar garuesit e Kosovës dhe ka shfaqur bindjen se ata do ta përfaqësojnë denjësisht Republikën e Kosovës si dhe do të kthehen faqebardhë nga Parisi.

Related posts

‘I pandërgjegjshëm’: Shefi i OKB-së dënon su’lmin e Iz’raelit në zonën e ‘sigurt’

admin

Donald Trump, ish-presidenti i parë që shpallet fajtor për vepra penale! A do të burgoset dhe kur do të caktohet masa e dënimit, ja çfarë duhet të dini…

admin

Hovenier: Përkushtimi i ShBA-së ndaj njerëzve të Kosovës është po aq i fortë sa kurrë më parë

RTI