RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermania ndalon Qendrën Islamike të Hamburgut

gjermania-ndalon-qendren-islamike-te-hamburgut

Autoritetet në Gjermani ndaluan të mërkurën Qendrën Islamike të Hamburgut (IZH) – një organizatë që, sipas inteligjencës vendase, kontrollohet nga Irani.

Paraprakisht, policia bastisi hapësirat e saj brenda xhamisë shiite Imam Ali në Hamburg, si dhe në tetë lande të tjera.

Shërbimi i inteligjencës së brendshme gjermane e klasifikoi atë si organizatë ekstremiste.

Sipas një deklarate të Ministrisë së Brendshme gjermane, IZH-ja “ka përhapur në mënyrë agresive dhe militante ideologjinë e ‘udhëheqësit revolucionar’ iranian dhe të të ashtuquajturit ‘revolucion islamik’”.

“Është shumë e rëndësishme për mua që të bëj një dallim të qartë këtu: ne nuk po veprojmë kundër ndonjë feje”, tha ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser.

Ajo shtoi se praktikimi paqësor i besimit shiit nuk do të ndikohet nga ndalimi i organizatës IZH.

Sipas deklaratës, katër xhami shiite u mbyllën në kuadër të kësaj ndalese.

Në Gjermani jetojnë rreth 150 deri në 200 komunitete shiite.

IZH-ja ishte prej kohësh nën vëzhgimin e inteligjencës gjermane, e cila në raportin e saj vjetor më 2023 vlerësoi se është përfaqësuesja më e rëndësishme e Iranit në Gjermani, krahas ambasadës së këtij vendi.

Shifra të besueshme për anëtarët apo mbështetësit e grupit, të themeluar në vitin 1962, nuk ka. /rel

Related posts

Për shkak të borës, rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme

Muhamet Ramadani

“Nuk mund të besojmë te Jezusi dhe të bëjmë luftë” – Mesazhi i Papa Leone XIV: S’mund të vriten të pafajshmit dhe të braktisen ata që vuajnë

admin

Irani: Është vendosur ‘linjë komunikimi e drejtpërdrejtë’ me SHBA-në mbi Hormuzin për të shmangur konfrontimin ushtarak

Hevzi