RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Itali, mbi 1.000 njerëz të evakuuar për shkak të zjarreve në Pulia

itali,-mbi-1.000-njerez-te-evakuuar-per-shkak-te-zjarreve-ne-pulia

Mbi 1.000 njerëz janë evakuuar për shkak të zjarreve në rajonin jugor italian Pulia, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve e Italisë ANSA, transmeton Anadolu.

Banorët pa automjete janë evakuuar nga një kamping dhe fshat pushimesh dhe janë transportuar me varkë, thuhet në lajm.

Sipas autoriteteve, evakuimi është kryer si masë paraprake për shkak të një zjarri të madh në një pyll pranë Gjirit San Felice, që ndodhet pranë Pulias.

Dy aeroplanë zjarrfikës, një helikopter dhe ekipet zjarrfikëse janë dërguar në terren për të shuar zjarrin që po i afrohet Pulias me erëra të forta.

Related posts

Treni i parë i mallrave Kinë-Evropë përmes Turqisë niset nga provinca Anhui

admin

Guterres: Duhet bërë më shumë për të çuar drithërat ukrainase në tregjet botërore

admin

Atentati ndaj kryeministrit të Sllovakisë, liderët botërorë të tronditur: Lajm i tmerrshëm

admin