RTV AHIRETI
Lajme

Homazhe në nderimin të policëve të rënë në detyrë

homazhe-ne-nderimin-te-policeve-te-rene-ne-detyre

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ministri Xhelal Sveçla dhe drejtori i përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxha, bënë homazhe në Ditën memoriale të policëve të rënë në krye të detyrës dhe 13 – vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymeri, pranë lapidarit të policëve të rënë në kryerje të detyrës.

Në këtë ceremoni, u përkujtua dhe nderua vepra e Heroit Enver Zymeri, po ashtu edhe e të gjithë policëve të rënë në krye të detyrës.

Në shënim të kësaj dite u përkujtua edhe vepra dhe rënia e heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili ra në mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së vendit.

Heronjtë tanë dhanë jetën e tyre në shërbim të vendit duke përmbushur detyrën e lartë shtetërore në kërkim të mbrojtjes së rendit, zbatueshmërisë së ligjit por edhe integritetit dhe sovranitetit territorial.

The post Homazhe në nderimin të policëve të rënë në detyrë first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Qyteti i Jeninit në Bregun Perëndimor shpallet “zonë fatkeqësie” në mes të operacionit ush’tarak iz’raelit

rezart morina

Ministria e Mbrojtjes shpallë konkurs për rekrutim të kadetëve të rinj

rezart morina

Kurti: Rregullorja e BQK-së ka qëllim ligjshmërinë, jo ndëshkimin e dënimin

RTI