RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ministria e Mbrojtjes shpallë konkurs për rekrutim të kadetëve të rinj

ministria-e-mbrojtjes-shpalle-konkurs-per-rekrutim-te-kadeteve-te-rinj

Njoftohen të gjithë të rinjtë e të rejat, shtetas të Republikës së Kosovës, se Ministria e Mbrojtjes shpallë konkurs për rekrutimin e kadetëve për vitin akademik 2023/2024.

Konkursi shpallet bazuar në legjislacionin në fuqi si dhe planin paraprak të rekrutimit për studime në akademitë ushtarake të këtyre shteteve:

-Akademia Ushtarake e Republikës së Shqipërisë;

-Akademia Ushtarake/Universiteti i Zagrebit i Republikës së Kroacisë;

-Akademia Ushtarake e Republikës së Maqedonisë Veriore.

Konkursi i rekrutimit për kadetë do të jetë i hapur prej 02.05.2023 deri më 15.05.2023.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë personat nga mosha 18-22 vjeç.

Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë formularin e aplikimit online https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply dhe bashkëngjisin të gjitha dokumentet tjera të kërkuara nga ky formular.

Njoftimi për shpalljen e konkursit mund të gjendet edhe në ëeb faqen e MM-së, https://mod.rks-gov.net.

Kandidatet kanë të drejtë të aplikojnë deri në ditën e fundit të përmbylljes së konkursit.

Për informata plotësuese, mund të kontaktoni në nr. tel. 038- 555584 2044 dhe 038- 555584 2045 nga ora 09:00 deri 15:00 dhe në email: rekrutimi@fsk-rks.org.

Ministria e Mbrojtjes u shërben të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe mirëpret aplikacione të femrave dhe meshkujve për kadetë të FSK-së, pa dallim nga përkatësia e tyre etnike!

Related posts

Austria vazhdon angazhimin në KFOR, deri në 600 ushtarë do të vendosen më 2026

Muhamet Ramadani

Forcat izraelite vrasin një të ri palestinez pranë Kudsit

Hevzi

Reagime në Kosovë nga pozita e opozita pas shpërthimit në Stamboll

admin