RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetShëndetësi

IKShPK: Për dy javë 19 raste me Covid-19

ikshpk:-per-dy-jave-19-raste-me-covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se janë raportuar 19 raste të reja me Covid-19 në Kosovë.

Në njoftimin e IKShPK-së thuhet se në periudhën dy javore 10-23 korrik janë raportuar 19 raste pozitive dhe asnjë rast i vdekjes.

Sipas njoftimit, rastet kryesisht i takojnë grup-moshave nga 0-9 deri 70-79 vjeç, ku grupmosha 30-39 vjeç ka pasur 4 raste, si grupmosha më e prekur.

Derisa, IKShPK-ja ka rekomanduar hapat të cilat mund të ndërmarrin qytetarët për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

“Praktikimin e higjienës së mirë personale dhe kolektive

Qëndrimin në ajër të pastër

Kërkimin e kujdesit shëndetësor për testim ose trajtim nëse keni shenja apo faktorë rreziku për sëmundje të rëndë

Vaksinimi me doza përforcuese për të parandaluar COVID-in e zgjatur

Përditësimin me informacione rreth situatës me COVID-19 dhe sëmundjeve të tjera”, thuhet në njoftim./

Related posts

Pas Prishtinës edhe dy qytete ndalojnë qarkullimin e trotinetëve nëpër sheshet e qytetit

admin

Ish-presidenti rus pretendon se ndihma ushtarake e NATO-s për Ukrainën do ta afrojë Luftën e Tretë Botërore

admin

Ushtrimet që duhet t’i bësh çdo ditë për të luftuar dhimbjet kronike

admin6