RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kisha Katolike e Francës kritikon parodinë e Darkës së Fundit në ceremoninë e Lojërave Olimpike

kisha-katolike-e-frances-kritikon-parodine-e-darkes-se-fundit-ne-ceremonine-e-lojerave-olimpike

Konferenca e Ipeshkvijve të Francës kritikoi sot ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike 2024 për parodinë e Darkës së Fundit të Leonardo da Vinçit nga “drag queens”, transmeton Anadolu.

“Kjo ceremoni për fat të keq përfshinte skena në të cilat krishterimi u tall dhe për të cilat na vjen shumë keq”, tha organizata fetare në një deklaratë.

“Falënderojmë pjesëtarët e konfesioneve të tjera fetare që kanë shprehur solidaritetin e tyre me ne. Këtë mëngjes mendojmë për të gjithë të krishterët në të gjitha kontinentet, të cilët janë lënduar nga ekzagjerimi dhe provokimi i disa skenave”, thuhet në deklaratë.

Megjithatë, Konferenca e Ipeshkvijve tha se komiteti organizativ për lojërat e 2024-ës “i ofroi botës momente të mrekullueshme bukurie, gëzimi dhe emocioni mbrëmë”.

Parodia ka shkaktuar kritika edhe në rrjetet sociale përtej kishës katolike. Në reagime veprimi, ndër të tjera, u quajt “provokimi”, “antikristian”, “mosrespektimi” dhe “blasfemi”.

Peshkopi Robert Barron i Minesotës, SHBA, u bëri thirrje katolikëve që “të bëjnë zërin e tyre të dëgjohet” në përgjigje të asaj që ai e quajti “tallje e rëndë me Darkën e Fundit”.

Related posts

Sultan Ibrahim merr rolin si mbreti i ri i Malajzisë

admin6

VIDEO/ Po shoqërohej në polici, gruaja i merr armën efektivit dhe plagos tre persona

admin

MPB-ja për sulmin në Mitrovicën e Veriut: Serbia po tenton ta eskalojë situatën

admin