RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Organizatorët e Olimpiadës në Paris kërkojnë falje për parodinë e Darkës së Fundit në ceremoninë e hapjes

organizatoret-e-olimpiades-ne-paris-kerkojne-falje-per-parodine-e-darkes-se-fundit-ne-ceremonine-e-hapjes

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) kërkuan ​​sot falje zyrtare pas ankesave për një segment në ceremoninë e hapjes që paraqiti një parodi të Darkës së Fundit të Leonardo da Vinçit, transmeton Anadolu.

Skena, e cila përfshinte “drag queens” që riinterpretuan darkën e fundit të Jezu Krishtit me dishepujt e tij, është konsideruar thellësisht fyese nga Kisha Katolike.

Në një deklaratë, IOC-ja theksoi se nuk ka pasur kurrë ndonjë qëllim për të treguar mungesë respekti ndaj ndonjë grupi fetar.

“Është e qartë se nuk ka pasur kurrë qëllim për të treguar mungesë respekti ndaj ndonjë grupi fetar. Përkundrazi, ne kemi synuar të tregojmë tolerancë dhe komunitet. Nëse njerëzit janë ofenduar, atëherë na vjen keq”, tha zëdhënësja e Paris 2024 Anne Descamps në një konferencë për shtyp.

“Dhe duke parë rezultatin e sondazheve që ndamë, ne besojmë se kjo ambicie u arrit”, shtoi ajo, duke iu referuar sondazheve që thonë se 86 për qind e popullsisë franceze mendojnë se ceremonia e hapjes ishte një sukses.

Related posts

Trupat e KFOR-it patrulluan gjatë protestës në veri

admin

Të paktën 13 të vdekur nga tornadot në SHBA – VIDEO

rezart morina

Rama apel të rinjve: Rritëm ndjeshëm pagat për ushtarakët, bëhuni pjesë e ushtrisë – VIDEO

admin