RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rama apel të rinjve: Rritëm ndjeshëm pagat për ushtarakët, bëhuni pjesë e ushtrisë – VIDEO

rama-apel-te-rinjve:-rritem-ndjeshem-pagat-per-ushtaraket,-behuni-pjese-e-ushtrise-–-video

Kryeministri Edi Rama ftoi të rinjtë e të rejat, që ta shohin si një mundësi të re për veten, familjen, por edhe atdheun, afrimin e tyre me Forcat e Armatosura.

Rama ndau një video informuese, ndërsa theksoi se, “pas rritjes së pagave me 30 % në vitin 2022 dhe me 7 % këtë vit, një tjetër rritje e konsiderueshme deri në 22 % do të bëhet realitet në 2024, për të gjithë ushtarakët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë”.

“Respekt për punën e vajzave dhe djemve në uniformë, pjesë e vijës së parë të frontit në mbrojtje të territorit të vendit”, u shpreh Kryeministri.

Kolonel Idriz Kuca shprehu besimin se rritja e rrogave do t’i bindë të rinjtë të qëndrojnë në Shqipëri dhe të shërbejnë në FA.

“Në këtë kohe pasigurie që po jetojmë Shqipërisë i duhen më shumë ushtarakë të mirë për të mbrojtur vendin”, tha ai. /atsh

Related posts

NATO mobilizohet për të vrojtuar Rusinë

admin

Algjeri, kompania ‘Sonatrach’ zbulon rezerva të naftës që arrijnë deri në 150 milion fuçi

admin

Dy marrëzira të freskëta nga Vuçiç…

Irfan Jahiu