RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

IPK suspendon dy policë në Pejë: Tentuan ta lirojnë nga qendra e ndalimit një të dyshuar

ipk-suspendon-dy-police-ne-peje:-tentuan-ta-lirojne-nga-qendra-e-ndalimit-nje-te-dyshuar

Inspektorati Policor i Kosovës i ka suspenduar dy policë në Pejë.

Sipas IPK-së, dy policët dyshohet se kanë tentuar ta lirojnë përkohësisht një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje, i cili ishte arrestuar nga policia në Pejë dhe ishte në qendrën e ndalimit në stacionin policor.

“Hetuesit e IPK menjëherë i janë përgjigjur rastit dhe kanë ndërmarre veprime paraprake hetimore në konsultim me Prokurorinë e Shtetit. Në kuadër të hetimit dhe veprimeve tjera të natyrës administrative, IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit për dy zyrtarët policorë të dyshuar në këtë rast”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Më tej, Inspektorati Policor tha se në kuadër të autorizimeve dhe në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, do të marrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave në këtë rast

Related posts

Ush’tria amerikane të dielën përfundon tërheqjen nga Nigeri

rezart morina

Një ushtri që ka kryer gjenocid nuk kthehet në Kosovë

admin

Emigrantë të bllokuar mes kufirit Libi-Tunizi

rezart morina