RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Emigrantë të bllokuar mes kufirit Libi-Tunizi

emigrante-te-bllokuar-mes-kufirit-libi-tunizi

Rojet Kufitare Libiane kanë shpëtuar një grup emigrantësh afrikanë, dukë përfshirë gra e fëmijë, në një zonë shkretëtire pranë kufirit me Tunizinë.

Emigrantët e mbijetuar kanë treguar se autoritetet tuniziane i zhvendosën në këtë vend të largët, ku një numër i konsiderueshëm i tyre konfirmuan se kishin mbetur në shkretëtirë pa ujë, ushqim apo strehim.

Rojet kufitare libiane kanë njoftuar se në ditët e fundit ata kishin gjetur të paktën gjashtë burra dhe një grup grash e fëmijësh të bllokuar nën diell dhe në temperatura mbi 40 gradë Celsius.

Këta emigrantë humbën në një zonë të pabanuar, rreth 150 kilometra në jugperëndim të Tripolit dhe rreth 15 kilometra nga kufiri Libio-Tunizian. /koha

Related posts

Putin: Shkëmbimi tregtar Rusi-Kinë do të arrijë në 200 miliardë dollarë më herët se sa ishte planifikuar

admin

Presidenti i Lituanisë shpreh shqetësimin për trupat Wagner në Bjellorusi

Muhamet Ramadani

Shpërthim në një pallat në Angli, shumë persona nën rrënoja

admin