RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Khamenei miraton zyrtarisht presidentin e Iranit

khamenei-miraton-zyrtarisht-presidentin-e-iranit

Lideri suprem i Iranit miraton formalisht Masoud Pezeshkianin si president të vendit të dielën, pasi i fitoi zgjedhjet këtë muaj duke premtuar politikë pragmatike të jashtme dhe ulje të represionit në vend, raporton “Reuters”.

Pezeshkian, i cili do të betohet të martën, do të hyjë në zyrë në një kohë të përshkallëzimeve të tensioneve në Lindjen e Mesme rreth konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza dhe Hezbollahut në Liban.

Irani paralajmëroi Izraelin të dielën kundër asaj që e quajti aventurë e re në Liban, pasi autoritetet izraelite fajësuan Hezbollahun për sulmin ajror që la të vrarë 12 persona në Lartësitë Golan dhe u zotua se do të kundërpërgjigjej. Hezbollahu e mohoi përgjegjësinë e sulmit.

Në një ceremoni të transmetuar drejtpërdrejt në televizionin shtetëror, Ayatollah Ali Khamenei, dha aprovimin e tij për Pezeshkian, dhe në fjalim, lideri suprem e përsëriti qëndrimin afatgjatë anti-izraelit.

“Regjimi zionist nuk është shtet, është bandë kriminale, tufë vrasësish dhe bandë terroriste”, tha Khamenei në fjalimin e tij, duke vlerësuar rezistencën e Hamasit ndaj Izraelit në Gaza.

Me liderin suprem që bën thirrje për të gjitha çështjet shtetërore, Pezeshkiani nuk pritet të sjellë ndryshime të mëdha në politikat e Iranit.

Autoriteti kryesor në politikat rajonale nuk është presidenti, por Garda e fuqishme Revolucionare, që i përgjigjet vetëm Khameneit.

Fitorja e Pezeshkianit ngriti shpresat se do të rregullohen marrëdhëniet antagoniste të Iranit me Perëndimin, çka do krijonte hapësirë për t’i zbutur mosmarrëveshjet bërthamore të Iranit me fuqitë botërore.

Por autoriteti kryesor në Iran, Khamenei ka në dorë të gjitha çështjet shtetërore si politikat e jashtme dhe nukleare, si dhe zgjedhjen e Pezeshkianit për postet e kabinetit, si ministrat e jashtëm, të naftës dhe të inteligjencës. /koha

Related posts

Kisha bullgare pranoi Kishën maqedonase sipas tomosit të Kishës serbe

admin

Erdoğan: Ajo që ka ndodhur në Ga’za që nga 7 tetori i kaluar nuk është lu’ftë, është gje’noc’id

admin

Ha’masi: Përpjekjet e SHBA-së për ar’mëpushim mund të jenë të sinqerta, por Iz’raeli parashtron kushte të reja

rezart morina