RTV AHIRETI
Lajme

Edhe 10 ditë për konvertim të patentë shoferëve për serbët e Kosovës – çfarë pastaj?

edhe-10-dite-per-konvertim-te-patente-shofereve-per-serbet-e-kosoves-–-cfare-pastaj?

Pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë kanë edhe dhjetë ditë afat për t’i konvertuar patentë shoferët e tyre – që janë lëshuar nga autoritetet serbe – në ato të autoriteteve të Kosovës.

Nëse nuk veprojnë ashtu deri më 9 gusht, dhe policia i ndalon gjatë vozitjes, ata do të konsiderohen se e kanë drejtuar veturën pa patentë shoferë, kanë thënë zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Zyrtarët policorë theksojnë se në përputhje me vendimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, ndaj këtyre individëve do të shqiptohen gjoba, me mundësi të konfiskimit të automjeteve.

Shuma e gjobave, sipas ligjit, është nga 500 deri në 1.500 euro.

Autoritetet e Kosovës nuk i njohin dokumentet e lëshuara nga Serbia për qytetet e Kosovës.

Megjithatë, në disa raste ato “tolerohen”, për shkak se procesi i integrimit të serbëve në sistemin e Kosovës nuk është përfunduar plotësisht.

Nga ana tjetër, Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 2008, dhe nuk është ndalur asnjëherë së lëshuari dokumente për territorin e Kosovës.

Autoritetet serbe i lëshojnë këto dokumente prej qyteteve të ndryshme të Serbisë.

Në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, të dyja palët kanë arritur marrëveshje për njohjen e dokumenteve personale, por nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë me dokumentet e lëshuara nga Serbia për serbët që banojnë në Kosovë.

Prandaj, palët shpesh interpretojnë ndryshe-ndryshe marrëveshjen e Brukselit.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin verior, Veton Elshani, ka thënë për REL-in se Policia e Kosovës nuk do t’i “tolerojë” më ato patenta që u jepen serbëve me banim në Kosovë, pas skadimit të afatit për pajisjen e tyre me patentë shoferë të Kosovës.

Ai tregon se në atë rast, një individ do të gjobitet për mosposedim të patentë shoferit.

“Pas shqiptimit të një gjobe të tillë, vetura duhet të drejtohet nga dikush që ka patentë shofer [kosovar]. Nëse [pronari i veturës] nuk ka dikë tjetër që ta largojë makinën, ajo duhet të parkohet diku menjëherë, ose do ta konfiskojmë”, thotë Elshani.

Më 7 maj, Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka marrë vendim për të lejuar qytetarët e komunitetit serb t’i konvertojnë patentë shoferët serbë me ata të lëshuar prej autoriteteve të Kosovës.

Vendimi ka hyrë në fuqi dy ditë më vonë, më 9 maj, dhe do të zbatohet deri më 9 gusht 2024.

Për marrjen e patentë shoferit të Kosovës, nuk duhet nënshtruar ndonjë testi të vozitjes.

Krejt çfarë duhen janë:

  • letërnjoftimi i Kosovës,
  • patentë shoferi origjinal, i lëshuar nga autoritetet serbe, dhe
  • një certifikatë e kontrollit mjekësor.

The post Edhe 10 ditë për konvertim të patentë shoferëve për serbët e Kosovës – çfarë pastaj? first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Katër shtete në SHBA goditen nga stuhitë dhe tornadot, raportohet për 20 persona të vdekur

admin

80 mijë turistë bllokohen në ishullin kinez pas shtrëngimit të masave për Covid-19

admin

SHBA, do të krijohet fond për shpenzimet e padive të ngritura kundër Trumpit

admin