RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA, do të krijohet fond për shpenzimet e padive të ngritura kundër Trumpit

shba,-do-te-krijohet-fond-per-shpenzimet-e-padive-te-ngritura-kunder-trumpit

Mbështetësit e ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump do të lançojnë një “fond të mbrojtjes ligjore” për të mbuluar shpenzimet ligjore të njerëzve të afërt me Trumpin, të cilët janë të përfshirë në padi dhe hetime kundër ish-presidentit dhe ekipit të tij, transmeton Anadolu.

Grupet pro-Trumpit “Super PAC” (Komiteti i veprimit politik) planifikojnë të hapin një “fond të mbrojtjes ligjore”, raportoi “New York Times”. Detajet e fondit, i cili planifikohet të quhet “Fondi i Mbrojtjes Ligjore të Patriotëve”, nuk janë bërë ende të ditura.

Me fondin në fjalë synohet të mbulohen më shumë shpenzimet e të pandehurve dhe dëshmitarëve pranë ish-presidentit që kanë marrë pjesë në këto çështje, sesa shpenzimet personale të procesit gjyqësor të Trumpit. Fondi pritet të kontrollohet nga Michael Glassner, i cili luajti rol të rëndësishëm në fushatat zgjedhore të Trumpit.

Grupet “Super PAC” pro-Trumpit kanë shpenzuar më shumë se 40 milionë dollarë në gjysmën e parë të vitit 2023 për kostot ligjore për të mbështetur ish-presidentin dhe mbështetësit e tij, raporton ABC News.

– Hetimet ndaj Trumpit

Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Jack Smith, i emëruar si ekspert i posaçëm në hetimet për “dokumentet konfidenciale” kundër Donald Trumpit dhe “bastisjen e Kongresit më 6 janar” mbi akuzat se ai po përpiqej të ndryshonte rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020.

Trump, i cili u paraqit para një gjyqtari në Miami më 13 qershor pas aktakuzës dhe hyri në histori si “ish-presidenti i parë që u paraqit në gjykatë për herë të dytë si pjesë e një hetimi federal”, mohoi 37 akuza të veçanta kundër tij. Në një aktakuzë prej 49 faqesh, të cilën ai e shpalli më 9 qershor, ai akuzoi Trumpin se mori me vete dokumente të klasifikuara ndërsa po largohej nga Shtëpia e Bardhë dhe kishte penguar hetimet federale për të.

Trump ishte paraqitur më parë para një gjyqtari në New York më 4 prill me akuzën se i ka paguar për “heshtje” një gruaje gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.

Related posts

Kryeministri australian e cilëson si “krizë kombëtare” dhunën në familje

admin6

Ndihmëssekretari i NATO-s bën thirrje për shtensionim: Të respektohen marrëveshjet ​

rezart morina

Turqia arreston 12 persona për shkak të ndërtesave të shembura

admin