RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia arreston gjashtë persona për veprimtari kriminale, konfiskohen armë e para

policia-arreston-gjashte-persona-per-veprimtari-kriminale,-konfiskohen-arme-e-para

Gjashtë persona janë arrestuar në Mamushë nën dyshimin për veprën penale “pjesëmarrje, organizim i grupit kriminal- posedim i narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje”.

Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit në lokacione të ndryshme janë gjetur dhe konfiskuar armë, fishekë, telefona një sasi e parave përfshirë dinarë të Serbisë si dhe barna ilegale të ardhura nga Shqipëria në vlerë 20 mijë ero

“Gjatë kontrollit në pesë lokacione të ndryshme si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: katër armë të ndryshme , 140 copë fishekë kalibra të ndryshëm, 5 telefona, një DVR, 100 dollarë, 1740 €, 100 dinarë të Serbisë, sasi e konsiderueshme të barnave ilegale të ardhura nga Shqipëria me vlerë 20 000€ si dhe dokumente tjera që ndërlidhen me rastin. Me vendim të prokurorit gjashtë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24- orësh të PK-së.

Related posts

Suedia ndalon mbështetjen financiare për agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë

admin

Konjufca: Vuçiqi po kërcënon Kosovën, por nuk na bënë përshtypje, nuk frikësohemi

RTI

Izraeli do të kufizojë hyrjen e palestinezëve në Al-Aksa gjatë muajit të Ramazanit

admin